Instituti i Kulturës Romane në Shqipëri (IRCA)
Mbështetje për Fëmijët Romë në Durrës

Tërmetet e vitit 2019 dhe pandemia e Covid -19 kanë qenë jashtëzakonisht sfiduese për 40% të familjeve, jetesa e të cilave bazohet në mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme, ndihmë sociale, etj. Çfarë mundësh kanë fëmijët e këtyre familjeve për të ndjekur kopshtin ose shkollën?

Sidomos në dy vitet e fundit IRCA ka punuar në Durrës me Qendrën Multifunksionale të Komunitetit të Nishtullës, për fuqizimin, mbështetjen e arsimit, këshillimin dhe inkurajimin e punësimit të 100 familjeve në nevojë.

Qendra Multifunksionale e Komunitetit aktualisht ka 18 fëmijë të pambrojtur që ndjekin shërbimin e përditshëm të kopshtit dhe ata kanë nevojë për ushqim, materiale didaktike dhe higjienike. Ndërsa 1 në çdo 8 fëmijë që ndjekin klasën 1-5 në shkollën publike është i kequshqyer, nuk ka materialet bazë shkollore dhe sanitare.

Qëllimi ynë është të sigurohemi që çdo familje e prekshme në Durrës që dëshiron këshillim psikologjik, ka mungesë të ushqimit, shkollës dhe materialeve sanitare, t’i sigurojë ato falas. Ne do të dëshironim të mbështesim të paktën 100 fëmijë në këtë fushatë të mbledhjes së fondeve në qershor.

Bëni hapin tani, dhuroni për mbështetjen e drejtësisë në arsim dhe një të ardhme më të mirë për individët e margjinalizuar! 

Për çdo pyetje, mos hezitoni të na shkruani në email: [email protected] ose Facebook.

Linku i organizatës:https://irca.al/