Fondacioni Miresia
Syze optike për Jetimët

Rreth 20% e fëmijëve sot kanë nevojë për syze pasi ato ndikojnë drejt për së drejti në cilësinë e jetës së tyre duke nisur nga të lexuarit e një libëri, lehtësia e ndërveprimit në  klasë apo thjesht kryerja e nevojave themelore. Bazuar në statistika, në zonat me të ardhura më të ulëta përreth vendit, afërsisht 80% e fëmijëve që kanë nevojë për syze nuk i posedojnë ato.

Duke jetuar me një mangësi të kësaj natyre, që në vogëli,  sa janë shanset që secili prej këtyre fëmijëve të ketë sukses në shkollë, apo të luftojë në jetë për të dalë nga varfëria?

Syzet optike për jetimët janë një iniciativë nga Fondacioni Miresia, e filluar në vitin 2019  me qëllim që të sigurojmë që çdo fëmijë në komunitetet me të ardhura të ulëta apo fëmijët që kanë vetëm njërin prind të kenë syzet që i duhen për të patur sukses në shkollë dhe në jetë. Ky program social tashmë është në ndihmë dhe shërbim të fëmijëve jetimë me të ardhura të ulta ekonomike kryesisht. Përgjatë dy viteve të fundit ne kemi ndihmuar rreth 170 fëmije me programin tonë. 

Ajo që Fondacioni Miresia bën, përmes programit “Syzet për Jetimët”, është e thjeshtë, por jo e lehtë dhe është një shembull i shkëlqyeshëm se si një komunitet mund të punojë së bashku për të bërë një ndryshim. Ne kemi bashkëpunuar me një klinikë prestigjioze të syve e cila ofron vizitën dhe syzet, për një çmim të reduktuar për jetimët e identifikuar. Po ashtu, ne kemi mbështetjen nga bujaria e shumë individëve, kompanive dhe fondacioneve.

Qëllimi ynë është të sigurohemi që secili prej fëmijëve jetimë në Shqipëri, të cilët kanë nevojë për syze dhe të cilat j’u mungojnë, të pajisen falas me to. Ne kemi si synim që në fushatën e Qershorit të ndihmojmë të pakten 50 fëmijë. 

Nëse keni ndonjë pyetje, na shkruani në facebook ose me email në: [email protected] ose Facebook.

Linku i organizatës:https://miresia.org.al/