Forumi i Gruas Elbasan
Kompjuter dhe Akses në Internet për Fëmijët në nevojë

Dhuroni për mundësi të barabarta në arsim për fëmijët e grave të mbijetuara të dhunës në Qarkun e Elbasanit.

Për fëmijët që vijnë nga familje të pafavorshme ekonomike me nëna që kanë vuajtur nga dhuna, mungesa e kompjuterëve, telefonave inteligjentë dhe / ose aksesi në internet e ka bërë dy herë më të vështirë pjesëmarrjen në mësimin në internet.

Forumi i Grave Elbasan (WFE) ka punuar për 30 vjet me një theks të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të të mbijetuarve të dhunës. Ne përqendrohemi në ndihmën ndaj grupeve të margjinalizuara si gratë me aftësi të kufizuara, gratë nga komunitetet rome dhe egjiptiane dhe gratë dhe vajzat që kanë qenë viktima të trafikimit seksual.

Forumi i Grave Elbasan tani ka ndërmarrë një iniciativë të re për të rritur aksesin në arsim për fëmijët e grave që i kanë mbijetuar dhunës në të gjithë Qarkun e Elbasanit.

Çfarë do të bëjmë?

  • Identifikojmë familjet dhe fëmijët nga grupet në nevojë të cilët kanë më shumë nevojë për mbështetje për të mësuar në internet;
  • Blejmë dhe shpërndajmë 15 kompjuter dhe shërbim të internetit për 1 vit për 15 familje për të mundësuar hyrjen në klasat online dhe programet arsimore për fëmijët;
  • Punojmë së bashku me familjet dhe fëmijët për të siguruar që kompjuterat të përdoren siç duhet për të maksimizuar përfitimin e tyre arsimor

Nëse keni ndonjë pyetje mund të na shkruani me email në [email protected]  ose në Facebook

Linku i organizatës:http://www.forumigruaselbasan.org